Aktualitet

PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sina: Kompania e tij përfitoi nga…

Përfitimi i të ardhurave nga buxheti i shtetit përmes kompanive të tij private është bërë shkak që Partia Demokratike të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit të deputetit për socialistin Vullnet Sina.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Grupi Parlamentar i PD sqaron se kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit pasi është arritur të provohet nga investigimet e tyre se Sina ka përfituar miliona lekë duke shfrytëzuar bizneset e tij, ndërkohë që ushtron edhe detyrën e ligjvënësit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit. Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qenka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekëshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

/a.r

#kërkon #heqjen #mandatit #të #deputetit #socialist #Vullnet #Sina #Kompania #tij #përfitoi #nga..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button