Sport
Një Capello i versionit modern –

Zlatan Ibrahimovic ka vlerësimet më të mira sa i përket Mourinho-s. Pavarësisht se njihet si një person që nuk i kursen thumbat për të tjerët dhe nuk e kursen lavdërimin e vetes, këtë herë suedezi ka zgjedhur që të jap disa komplimente për trajnerin e njohur.
“Jose Mourinho ishte një makineri, ai nxjerrë më të mirën tende, është një manipulues, di të hyjë në kokën tënde, di sesi të trajtojë, pavarësisht nivelit tënd. Më kujton Capello-n, por një version më modern. Disiplina, intensiteti, nuk është i butë, por kjo është ajo që më pëlqen më shumë te ky trajner”, tha Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Një #Capello #versionit #modern
SportExpress