Sport

Lojërat olimpike “Paris 2024″/ Suedezi Duplantis ‘thyen gravitetin’, vendos rekord botëror në kërcimin me shkop

Armand Mondo Duplantis, sportisti suedez i kërcimit me shkop, fitoi titullin e tij të dytë olimpik në Paris me një tjetër rekord të jashtëzakonshëm botëror prej 6.25 m të arritur në tentativën e tretë.

Ai kaloi me sukes 5.70 m, 5.95 m, 6.00 m dhe 6.10 m, duke u mbyllur mbrëmjen në ‘Stade de France’ me rekord, përballë një publiku entuziast që kapte numrin 70 mijë. Ai theu rekordin e vendosur po nga vetë ai në prillin e 2024 në Kinë, me lartësinë 6.24 metër.

Duplantis, i lindur në Lafayette, Luiziana më 10 nëntor 1999, garon për Suedinë edhe pse është shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton. Në moshën 24-vjeçare ai ka vendosur nëntë rekorde botërore.
Suedezi festoi në mënyrë të ‘çmendur’, duke vrapuar drejt familjes së tij në tribuna përpara se të bënte një xhiro nderi me medalistët e argjendtë dhe të bronztë, Sam Kendricks dhe Emmanouill Karalis.

#Lojërat #olimpike #Paris #Suedezi #Duplantis #thyen #gravitetin #vendos #rekord #botëror #në #kërcimin #shkop
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button