Aktualitet
Klinë: Incizimi tregoi se kush shtiu me armë në një aheng – arrestohet i dyshuari

Një person në Klinë të dielën ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Policia tha se deri te arrestimi i tij erdhi pasi ai është parë në një incizim duke e kryer veprën penale.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas”, thuhet në njoftim.
Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
#Klinë #Incizimi #tregoi #kush #shtiu #armë #në #një #aheng #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com