Sport

Berat Gjimshiti refuzon rrogën tre herë më të lartë nga Katari, zgjedh të luajë në Champions League –

Berat Gjimshiti është tunduar jo pak nga një ofertë e majme nga Katari. Mbrojtësit të Shqipërisë iu dha një rrogë tre herë më e lartë sesa ajo që merr te Atalanta. Në fillim, qasja e lojtarit ishte positive karshi ofertës së marrë.

Megjithatë duket se situata ka ndryshuar, të paktën sipas raportimit të mediave italiane. Ato theksojnë se Berat Gjimshiti ka refuzuar zyrtarisht ofertën e ardhur nga Katari dhe ka zgjedhur që të vazhdojë të luajë në nivele të larta me Atalantën, në Serinë A dhe në Champions League. /Sport Ekspres/

#Berat #Gjimshiti #refuzon #rrogën #tre #herë #më #të #lartë #nga #Katari #zgjedh #të #luajë #në #Champions #League
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button