Aktualitet
4 vatra të reja zjarri në Maliq, ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme

Ditën e sotme janë shfaqur 4 vatra të reja zjarri në pyjet e Bodesë në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie bëjnë me dije se zjarret e sotme nuk kanë lidhje me zjarret e para pak ditëve më parë, ku u dogjën plotësisht 160 hektarë pyje, kjo edhe për shkak se vatrat e sotme janë në largësi me njëra tjetrën dhe janë shfaqur në vende të përshkruara me pare nga zjarret.
Kjo edhe për shërbimin zjarrfikes lë dyshime të forta se vatrat e reja janë të qëllimshme e për këtë ne vendngjarje kanë shkuar edhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët po hetojnë rastet e shfaqura ditën e sotme.
#vatra #të #reja #zjarri #në #Maliq #dyshime #për #zjarrëvënie #të #qëllimshme
Java News