Sport

Las Palmas nuk pret më Asanin, firmos me shqiptarin që refuzoi Kombëtaren kuqezi

Klubi i Las Palmass duket se ka hequr dorë nga Jaasir Asani. Sulmuesi shqiptar ishte kthyer në një nga objektivat e merkatos së spanjollëve, por këta të fundit kanë vendosur që të marrin një anësor tjetër, duke mos pritur më që futbollisti i Kombëtares shqiptare të zgjidhë problemet kontraktuale që ka me Guangju në Korenë e Jugut.

Pamundësia e Asanit për t’u shkëputur nga klubi korean, bëri që skuadra e La Liga të hidhte sytë drejt një tjetër shqiptari për të përforcuar krahët e sulmit. Zgjedhja e Las Palmas ka rënë pikërisht mbi Adnan Januzajn, i cili është afrimi i këtij ekipi për edicionin 2024-2025.

Januzaj në fakt ka kontratë me Seviljen dhe është dhënë huazim nga kjo e fundit deri në mbyllje të këtij edicioni. Një sinjal i qartë se të paktën për këtë sezon, Las Palamas nuk ka ndër mend të bëjë ndërhyrje të tjera për krahët e sulmit dhe duke zbehur kështu shanset e Asanit për të veshur fanellën e kësaj skuadre. Dhe Januzaj ka lënë menjëherë shenjë, duke shënuar që në miqësoren e parë që ka zhvilluar me klubin spanjoll.

#Las #Palmas #nuk #pret #më #Asanin #firmos #shqiptarin #që #refuzoi #Kombëtaren #kuqezi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button