Aktualitet

Xherdan Shaqiri rikthehet në stërvitje me Chicago Fire

Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Chicago Fire.

Ishte raportuar se futbollisti shqiptar nuk do të kthehej më në Amerikë, por duket se Shaqiri pritet të luaj me klubin e Chicago deri në fund të kontratës së tij që skadon në fund të këtij viti.

Pas aventurës në Euro 2024, u raportua se Shaqiri preferon rikthimin në futbollin europian dhe madje mori ofertën e parë nga Baseli, ish-skuadra e tij e fëmijërisë.

32-vjeçari ka kontratë me Chicagon deri në fund të këtij viti, pra deri më 31 dhjetor dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”.

Vlera momentale e Shaqirit në sajtin e njohur të statistikave, “transfermarkt” është 2 milionë euro.

Kujtojmë që Shaqiri pasi përfundoi Euro 2024, u pensionua nga Kombëtarja e “Helvetikëve”.



#Xherdan #Shaqiri #rikthehet #në #stërvitje #Chicago #Fire
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button