Dita e gjashtë, zjarri në pyjet e Maliqit mbetet aktiv, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve
Vatrat e zjarrit në pyjet e Bodesë vijojnë të jenë aktive edhe pas ditës së gjashtë të aktivizimit të tyre.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë të ditur se ka rënë intensiteti i zjarrit por aktivizohet në varësi të kushteve atmosferike, pasi në lartësi të tillë erërat janë të forta që ndikojnë në përhapjen e flakëve të zjarrit.
Te gjitha forcat zjarrfikëse sipas të njëjtit burim vazhdojnë të jenë ne gatishmëri për të mbajtur flakët nën kontroll, zjarre që në këto 6 ditë kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha si dhe bimësi të ulët.
Edhe në ditën e gjashtë vijojnë të jenë të angazhuar afro 40 forca të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punojës të njësive administrative si dhe banorë të zonës.
Deri tani mendohet se janë djegur më shumë se 76 hektarë, kryesisht me pishë.
/a.r
#Dita #gjashtë #zjarri #në #pyjet #Maliqit #mbetet #aktiv #terreni #vështirëson #punën #zjarrfikësve
Java News