Aktualitet

Pamje të mahnitshme! Rama publikon video nga Gjiri i Gramës, kryeministri: Si gjithnjë, po ai magnet i parezistueshëm i Jonit!

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Teksa qarkullojnë video në rrjetet sociale, se nuk ka shumë pushues këtë vit, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, duke treguar të kundërtën, teksa shkruan se, Gjiri i Gramës është një vend i cili preferohet të vizitohet nga turistë të shumtë.

“Gjiri i Gramës është si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit. Mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”, shkruan Rama.

Gjiri detar shfrytëzohet si një plazh i vogël për të pushuar, ku drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare.

#Pamje #të #mahnitshme #Rama #publikon #video #nga #Gjiri #Gramës #kryeministri #gjithnjë #magnet #parezistueshëm #Jonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button