Aktualitet
Numërohen 71% e votave në Turqi, ja kush kryeson bindshëm

Me më shumë se 71% të votave të numëruara, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të kryesojë kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e sotëm, sipas rezultateve paraprake jozyrtare nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e vendit.
Shifrat e fundit:
Vota të numëruara: 71.45%
Erdogan: 54.37%
Kilicdaroglu: 45.63%
Shkalla e pjesëmarrjes: 85.07%
Rezultatet e publikuara nga Anadolu janë jozyrtare. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë.