Qytetari gjen një portofol në Prizren dhe e dorëzon në polici, brenda kishte dokumente personale dhe 260 euro

Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një portofol në stacionin policor të cilën e kishte gjetur në Parkun e qytetit në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.
Tutje thuhet se policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
#Qytetari #gjen #një #portofol #në #Prizren #dhe #dorëzon #në #polici #brenda #kishte #dokumente #personale #dhe #euro
gazetablic.com