Aktualitet

Rrezikoi varrezat publike, zjarri avancon drejt ullishteve të fshatit Plyk në Fier

Shefi i zjarrfikësve Zija Hyka ka pohuar se zjarri që rrezikoi varrezat publike, është vënë nën kontroll, por ndërkohë që për shkak të erës po avancon në ullishtet e fshatit Plyk.

“Situatën po e përballojmë me personelin tim zjarrfikës, janë 4 automjete zjarrfikëse, po digjen vetëm ferra. Nuk nevojitet ndërhyrje nga ajri. Zjarri rrezikoi varrezat publike, por u ndalua nga banorë dhe zjarrfikës”, ka pohuar Hyka.

I favorizuar nga era e fortë zjarri po avancon në ullishtet e fshatit Plyk.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga flakët pranë ish – repartit u dëgjuan edhe shpërthime fishekësh.

/a.r

#Rrezikoi #varrezat #publike #zjarri #avancon #drejt #ullishteve #të #fshatit #Plyk #në #Fier
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button