Dita e sotme me diell, temperaturat do të jenë me rënie

Anticikloni afrikan do të dobësohet gradualisht në fillimin e muajit gusht ku presim rënie të lehtë të temperaturave.
E Enjte 01 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/32°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 24/35°C
Kosova për dt. 01 Gusht 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –20°C në mëngjes deri në 34°C –36°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 02 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/35°C
– Zonat e ulëta 20/39°C
– Zonat bregdetare 24/36°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #diell #temperaturat #të #jenë #rënie
Java News