Aktualitet

Kushtetuesja zbardh vendimin për ‘Profesionistët e Lirë’, Tabaku: Bashkimi realizon të pamundurën

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi disa nene për taksimin për “Profesionistët e Lirë”, Jorida Tabaku, e cila e dërgoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka analizuar vendimin. Deputetja e PD-së Tabaku deklaron se vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese është një dëshmi se kur njerëzit bashkohen mund të realizojnë edhe të pamundurën.

Sipas saj, PD do të jenë përherë pranë profesionistëve të lirë në betejën e tyre kundër një qeverie që, sipas saj, “takson pandershmërisht mendjen dhe punën e tyre.”

“Ne mund të fitojmë shumë. Shtresa e mesme sot është shtresa më e mbi taksuar në Shqipëri, është shtresa që punon më shumë dhe tatohet më shumë dhe që paguan gjithnjë, drejtësisht taksat dhe për këtë arsye ato mbingarkohen. Sot 95% e shqiptarëve paguan taksa më të larta dhe më shumë se të gjitha mbingarkohet ajo shtresë që prodhon mendimin.”, thekson Tabaku.

Sipas saj, politika duhet të jetë në mbështetje të punës, të njerëzve të punës, në mbështetje të njerëzve që kontribuojnë në ekonomi dhe në shoqëri.

“Sa herë që bëhet fjalë për beteja të tilla unë do të jem me të gjithë profesionistët e lirë ashtu siç edhe grupi parlamentar ishte kësaj radhe. Kësaj radhe vumë një tullë të vogël në sistemin e padrejtë të taksave, herës tjetër akoma më shumë. Kjo tregoi se kur jemi bashkë kemi fuqi dhe mund ta ndryshojmë këtë sistem. ‘Prova e zjarrit’ në Gjykatën Kushtetuese për taksimin antikushtetues ndaj profesioneve të lira tregoi se vullneti dhe qëllimi i përbashkët për të rrëzuar një sistem të padrejtë ka rezultat.”, deklaron Tabaku në video mesazhin e saj.

/a.r

#Kushtetuesja #zbardh #vendimin #për #Profesionistët #Lirë #Tabaku #Bashkimi #realizon #të #pamundurën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button