Aktualitet

Triumfi i Kosovës në Olimpiadë me dy medalje, renditet e para në Ballkan dhe e 24 në botë

Kosova mbylli me sukses pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, ku siguroi dy medalje, pas përfaqësisë dinjitoze të 9 sportistëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Komiteti Olimpik i Kosovës, njoftoi se vendi i tyre renditej i pari në Ballkan dhe i 24-rti në botë sa I përket numrit të medaljeve.

“Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri më sot”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik.

Ishte xhudistja Distria Krasniqi që i dhuroi Kosovës fitoren e parë në lojërat olimpike të Parisit, ku siguroi medaljen e argjendtë.

Një tjetër xhudiste, Laura Fazliu e mbylli me medaljen e bronxtë debutimin në lojërat olimpike, pasi mposhti kroaten Katarina Kristo në kategorinë e deri 63 kg ditën e martë.

Në total Kosova ka fituar 5 medalje gjatë pjesëmarrjeve në lojëra olimpike duke u renditur e dyta pas Serbisë. Shqipëria nuk ka siguruar asnjë medalje.

#Triumfi #Kosovës #në #Olimpiadë #medalje #renditet #para #në #Ballkan #dhe #në #botë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button