Ai që e nxori në pritë luante domino me të atin/ Nga prishja e pazareve të drogës, te lidhjet familjare me fisin Alibej, zbardhet vrasja e Andi Zylyfit

Teksa SPAK finalizoi operacionin i cili është vijmësia e ‘’Plumit i artë’’, janë z bardhur disa nga ngjarjet kriminale të cilat kishin mbetur në hije prej vitesh.
Vrasja e Andi Zylyfit, një ndër atetatet më të renda në vend, duket se dosja e tij kishte zënë pluhur prej 2019, por SPAK përmes këtij operacioni duket se ka arritur të faktojë eliminimin e tij.
Vrasja e 26-vjeçarit Andi Zylyfi u regjistrua më 13 dhjetor të vitit 2019 nga dosja hetimore rezultoi se Fatos Gosa i arrestuar në saj të operacionit “Plumbi i Artë”, ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.
Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.
Por si ndodhi ngjarja…
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.
Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital.
Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.
Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash.
Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.
26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.
Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge.
Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.
#që #nxori #në #pritë #luante #domino #të #atin #Nga #prishja #pazareve #të #drogës #lidhjet #familjare #fisin #Alibej #zbardhet #vrasja #Andi #Zylyfit
Java News