Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Situata ka njohur përmirësim në orët e mbrëmjes, është shmangur rreziku

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset.
Sipas ministrisë, gjatë ditës së nesërme do të nis ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve.
“Është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, njoftoi ministria.
#Zjarri #në #Shëngjin #Ministria #Mbrojtjes #Situata #njohur #përmirësim #në #orët #mbrëmjes #është #shmangur #rreziku
Java News