Sport

Klubi i Premier League-s bën ofertë zyrtare për Brojën, 27 milionë paundë qendrojnë në tryezën e Chelsea-t –

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë. Blutë e Londrës po shqyrtojnë ofertat për talentin shqiptar dhe së bashku me lojtarit do të zgjedhin më të mirën prej tyre. Së fundmi, një ofertë zyrtare ka mbërritur në tryezën e Chelsea-t.

Gonzalo Tortosa raporton se një klub që është pjesë e Premier League-s është i gatshëm të paguajë 27 milionë paundë për kartonin e Armando Brojës. Gazetari spanjoll nuk bën të ditur emrin e ekipit, por së fundmi interes për të ka shfaqur Southampton-i, Evertoni dhe West Ham-i. Detaje të reja pritet të zbulohen në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Klubi #Premier #Leagues #bën #ofertë #zyrtare #për #Brojën #milionë #paundë #qendrojnë #në #tryezën #Chelseat
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button