Aktualitet

Përkeqësohet situata e zjarrit në Shëngjin, dëgjohen shpërthime, dyshohet për municione të mbetura prej…

Zjarri në Shëngjin është përkeqësuar së fundmi duke iu afruar hoteleve në zonë. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se në zonë dëgjohen shpërthime të forta.

Zona ku është riaktivizuar vatra është shumë pranë ish-zonës ushtrake dhe dyshohet për shpërthime të municioneve të mbetura aty prej vitesh. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit po punojnë 20 automjete zjarrëfikëse si dhe një helikopter.

Zjarri është aktiv prej disa ditësh ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.

Në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana.

/a.r

#Përkeqësohet #situata #zjarrit #në #Shëngjin #dëgjohen #shpërthime #dyshohet #për #municione #të #mbetura #prej..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button