Të shtëna me armë në New York, humbin jetën dy gra, plagosen disa të tjerë

Të shtëna me armë zjarri në një park në veri të New Yorkut, ku si pasojë humbën jetën dy gra dhe pesë persona të tjerë u plagosën.
Sipas mediave të huaja, qindra njerëz ishin mbledhur në Maplewood Park në Rochester kur dikush hapi zjarr rreth orës 18:20.
“Në një moment, u qëllua nga anë të shumta, duke goditur viktimat”, tha shefi i policisë David Smith në një konferencë për shtyp.
Tyasia Manning, 25 vjeç, një punonjëse e qytetit, u vra, tha policia, ndërsa Phylicia Council, 34 vjeçe, vdiq më vonë.
Policia e Rochester konfirmoi se një festë po ndodhte në zonë në momentin e të shtënave. “Në këtë pikë ne nuk e dimë se sa njerëz po qëllonin”, tha kapiteni Greg Bello të dielën në mbrëmje.
Rochester është rreth 340 milje (547 kilometra) në veriperëndim të Manhattan.
/a.r
#Të #shtëna #armë #në #York #humbin #jetën #gra #plagosen #disa #të #tjerë
Java News