Aktualitet
Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka lëshuar raportin e fundit për vendkalimet kufitare.
Sipas informacioneve të publikuara, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur raportime për kolona të mëdha.
Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të kryhet në kohë shumë të shkurtër, rreth tre deri në pesë minuta.
Gjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.
#Të #dhënat #fundit #mbi #gjendjen #në #vendkalimet #kufitare
gazetablic.com