Aktualitet
Vazhdojnë zjarret në Malin e Gjerë, flakët ndihmohen nga era e terreni

Në orët e mbrëmjes masivet pyjore dhe kullotat në Malin e Gjerë, mbi Gjirokastër, kanë vazhduar të digjen nga zjarri.
Prej orëve të drekës kur u shfaqën fillimisht flakët, të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, në shpatin e malit, mbi qytetin e Gjirokastrës.
Strukturat e emergjencës po monitorojnë vatrat e zjarrit, ndërkohë që për momentin flakët nuk rrezikojnë shtëpitë në pjesën veriore të qytetit.
Kujtojmë se në qarkun e Gjirokastrës zjarret kanë qenë të shumta gjatë kësaj vere.
#Vazhdojnë #zjarret #në #Malin #Gjerë #flakët #ndihmohen #nga #era #terreni
Java News