Sport

Bëri koment seksist për notaret australiane, pushohet nga puna

Një komentator i Eurosportit është pushuar nga puna pasi gjatë komentit të garave të notit të Olimpiadës “Paris 2024” tha diçka seksiste.

Pasi vajzat e Australisë fituan medaljen e artë në stafetën 4x100m stil i lirë, ato po përgatiteshin për t’u larguar nga Qendra Ujore e Parisit, ku u zhvillua gara. Në këtë moment, komentatori Bob Ballard lëshoi “perlën”: “Ja, tani gratë po bëhen gati për të ikur. E dini ju si e kanë gratë… vërdallisen kot, bëjnë tualetin”.

Pasi komenti i tij u bë viral, Eurosport vendosi ta pushonte nga puna komentatorin me eksperiencë.

“Gjatë një segmenti të transmetimit të Olimpiadës mbrëmjen e kaluar, komentatori Bob Ballard bëri një koment të papërshtatshëm. Për këtë arsye, ai është larguar nga ekipi ynë i komentatorëve në mënyrë të menjëhershme”, lexohet në njoftimin e Eurosport.

/a.r

#Bëri #koment #seksist #për #notaret #australiane #pushohet #nga #puna
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button