Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë ka dhe nënshtetësi greke! Në 2015-ën Greqia e thirri për të kryer shërbimin ushtarak

Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, është një zyrtar socialist me dyshtetësi.
Bëhet fjalë për Pirro Vengun, të cilin sot kryeministri Edi Rama e “bekoi” si ministër të Mbrojtjes, duke shkarkuar Niko Peleshin në këtë post.
Ajo që bie në sy është se Pirro Vengu ka edhe nënshtetësi greke. Ai ka jetuar e punuar për disa vite në Greqi, ku edhe është diplomuar në Athinë.
Posedimi i nënshtetësisë greke nga Pirro Vengu ka ngjallur debate edhe më parë, kur ai u emërua shef kabineti në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që drejtohej nga Ditmir Bushati.
Madje, në vitin 2015, teksa mbante këtë post, duke qenë se është mbajtës i pasaportës greke, Vengut i erdhi fletëthirrja nga Greqia pasi nuk kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Pirro Vengu ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019, dhe prej 2019-ës deri sot, postin e drejtorit të Portit të Durrësit./Tema
#Ministri #Mbrojtjes #së #Shqipërisë #dhe #nënshtetësi #greke #Në #2015ën #Greqia #thirri #për #të #kryer #shërbimin #ushtarak
Java News