Aktualitet

Djegia e plehrave në Vlorë, vetëm një vatër aktive në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është lokalizuar duke mbetur aktive sot pjesa qendrore. Mjetet e ushtrisë, zjarrfikëset nga Vlora dhe Fieri, forcat vendore dhe subjekte private kanë punuar gjatë këtyre ditëve duke hedhur material inerte dhe dhera në vatrat e zjarrit, parë si mënyra më efikase për shuarjen e tyre.

Aksioni për shuarjen e zjarrit ka hasur në vështirësi jo vetëm sa i takon tymit toksit të çliruar, por për shkak të mbetjeve të tilla si bombolat e gazit të gjendura, por situata është arritur të menaxhohet.

Dyshimet janë për zjarr të qëllimshëm, për shkak se kanë qenë disa vatra zjarri aktive njëkohësisht, por do të jenë hetimet e policisë dhe Prokurorisë Vlorë që të thellohen më shumë.

Kujtojmë se zjarri vitin e kaluar në këtë pikë të grumbullimit të mbetjeve zgjati për më shumë se 2 javë. Fusha e grumbullimit të mbetjeve së fundmi i ka kaluar nën administrim ministrisë së mjedisit, dhe pritet të nisë nga puna landfilli i Vlorës.

Zjarri mori përmasa të mëdha në të gjithë hapësirën e mbeturinave, ndërsa në këtë të dielë hyri në ditën e katërt.

/a.r

#Djegia #plehrave #në #Vlorë #vetëm #një #vatër #aktive #në #fushën #grumbullimit #të #mbetjeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button