Aktualitet
Lojërat Olimpike: Ja kur pritet të garojë Distria Krasniqi

Distria Krasniqi sot do të nisë garat në Lojërat Olimpike në Paris.
Xhudistja kososvare do të garojë në kategorinë -52kg, ku kërkon medaljen e dytë Olimpike në karrierën e saj. Në Tokio, Krasniqi arriti që të fitojë medaljen e artë – teksa sot nis rrugëtimin, poashtu për këtë qëllim, e shpresojmë që do ia dal, përcjell Sport.
Komiteti Olimpik ka njoftuar para pak çasteve se Krasniqi pritet të garojë rreth orës 12.
Ja njoftimi i KOK:
“Garat e xhudos nisin në 10:00, Distria pritet të garojë rreth orës 12:00. Shumë fat dhe suksese kampiones tonë, që synon medaljen e dytë Olimpike”, shkruhet në njoftim.
/ Sport
#Lojërat #Olimpike #kur #pritet #të #garojë #Distria #Krasniqi
gazetablic.com