Aktualitet

Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, Spiropali: Qëndroi në lartësinë e detyrës pavarësisht flakadanëve, tymit e zjarrit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, vendim që e njoftoi vetë në seancën e djeshme që ishte edhe e fundit e këtij sesioni.

Në jë postim në rrjetet speciale, Spiropali vlerësoi figurën e Nikollës, ndërsa shtoi se ajo qëndroi në lartësinë e detyrës pavarësisht faktit që shpesh Kuvendi u kthye në “shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri”.

Postimi i plotë:

Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën
Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.
Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.
Grua, mike, kryetare, shumë përqafime për Ty!

#Dorëheqja #Lindita #Nikollës #kryeparlamentare #Spiropali #Qëndroi #në #lartësinë #detyrës #pavarësisht #flakadanëve #tymit #zjarrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button