Life Style
Fotot/ Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
Në fakt, këto pamje vijnë nga prapaskenat e xhirimeve për një reklamë, për kompaninë e automjeteve, “Porsche”.
Në video, Dua duket teksa shëtit me barkun e madh, duke i befasuar të gjithë sikur të ishte shtatzënë. Por, kur e pyesin, ajo me humor përgjigjet: “Shumë tacos”. Në një tjetër prapaskenë, artistja shfaqet me fustan nusërie.
Ndërkohë, aktualisht, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”.
#Fotot #Dua #Lipa #shfaqet #barkun #rrumbullakosur #habiten #ndjekësit