Aktualitet

“Po presim Ramën që në janar”, Spaho këndon në Kuvend: Ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym!

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar sqarim sot në Kuvend për mozprezencën e kryeministrit në sallë.

Ai u shpreh se Rama është më i shqetësuar për “hallet e ndërkombëtarëve” se për shqiptarët.

“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga Janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent. Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar. Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh. Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.

#presim #Ramën #që #në #janar #Spaho #këndon #në #Kuvend #leh #qen #del #tym #bën #daullja #bym
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button