Aktualitet

Sot nis Olimpiada, Luiza Gega vijon të qëndrojë në Dardhë, zbulon kush do ta mbajë flamurin

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë sot siparin, me ceremoninë e hapjes në Paris, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10500 sportistë nga e gjithë bota. 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht.

Shqipëria në këtë lojëra do të përfaqësohet nga 8 sportistë katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë.

Po ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka shkuar që të mërkurën në kryeqytetin francez, Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë në Rio dhe në Tokio, ka preferuar që të vijojë stërvitjen në vendin tonë.

Në një lidhje mëngjesin e së premtes në Dita Jonë në A2 CNN, Luiza Gega ka rrëfyer se vijon të stërvitet prej një muaji në Dardhë të Korçë. Ajo thekson se gara e saj është më 4 gusht dhe ka vendosur që të stërvitet në vendin tonë deri atëherë. Gega zbuloi se flamuri kuqezi do të mbahet në Paris nga notarja e talentuar 16 vjeçare, Kaltra Meca.

“Kam më shumë se një muaj që stërvitem këtu. Kam ardhur edhe më herët, por ka qenë shumë ftohtë. Unë kam qenë edhe në Olimpiadën në Rio dhe në Tokio. Unë kam qenë dy herë si flamurmbajtëse dhe i kam kaluar këto emocione, tani kam objektiv performancën dhe rezultatet. Gara ime është në 4 gusht dhe i binte që të shkoja atje dy javë përpara. Zgjodha të vazhdojë stërvitjen këtu për të qenë sa më në formë ditën e garës”, tha Luiza Gega.

/a.r

#Sot #nis #Olimpiada #Luiza #Gega #vijon #të #qëndrojë #në #Dardhë #zbulon #kush #mbajë #flamurin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button