Aktualitet

“Po vepronin kundër interesave tona”, Kroacia shpall të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

Kroacia ka njoftuar Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se ky i fundi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiç, deputetin Millan Knezheviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiç, persona të padëshirueshëm.

Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak se këta politikanë kanë kryer veprime të vazhdueshme për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për shkak të, siç u tha, influencwn në Kroaci për qëllime të brendshme politike.

Sipas Ministrisë kroate, fqinjësia e mirë është një ndër elementët kyçë të procesit të zgjerimit dhe atij të stabilizim asociimit “dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi” në Bashkimin Evropian. Kroacia tha se e mbështet anëtarësim e Malit të Zi në BE.

/a.r

#vepronin #kundër #interesave #tona #Kroacia #shpall #të #padëshiruar #tre #politikanë #nga #Mali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button