Banorët në aksin Thumanë-Kashar bllokojnë rrugën dhe përplasen fizikisht me policinë, shkaktojnë kaos me trafikun

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë.
Qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, e cila është përplasur me protestuesit. Efektivët e shumtë në numër kanë hedhur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Si rrjedhojë, është zhbllokuar njëri krah i autostradës Thumanë-Kashar. Protestuesit kërkojnë hyrje-dalje me autostradën dhe dëmshpërblim të drejtë për prishjen e shtëpive dhe bizneseve.
#Banorët #në #aksin #ThumanëKashar #bllokojnë #rrugën #dhe #përplasen #fizikisht #policinë #shkaktojnë #kaos #trafikun
Java News