Aktualitet

Temperaturat e larta/ Shtohet numri i qytetarëve që paraqiten në spitale, mjekët: Shmangni daljen në orët e pikut

Temperaturat e larta këto ditë kanë shtuar edhe numrin e rasteve me viroza në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Veç virozave, rreziku për tu helmuar nga ushqimet është edhe më i madh. Sipas shefit të urgjencës Emin Ferati, këto ditë ka pasur raste të ndryshme.

“Për shkak të temperaturave të larta kemi dhe kontaminimin e ushqimeve me mikrobe, prandaj rekomandohet të konsumohen ushqime të freskët. Ndërkohë temperaturat e larta janë edhe një shkak për shëndetin e popullatës dhe bëjmë thirrje që të kenë kujdes që mos të ekspozohen në orët e pikut. Moshat e dyta dhe të treta mbi të gjitha ato me sëmundje kronike janë më të prekshëm”, u shpreh mjeku Emin Ferati.

Ndër të tjera, Ferati jep edhe disa këshilla se si mund ti përballojnë këto ditë me temperatura të larta, sidomos moshat e treta.

“Të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, lëngje dhe të marrin në mënyrë sistematike mjekimin që kanë për sëmundjet kronike”, u shpreh mjeku.

Në 24 orëshin e fundit në spitalin rajonal të Kukësit janë paraqitur rreth 80 raste me simptoma të ndryshme.

#Temperaturat #larta #Shtohet #numri #qytetarëve #që #paraqiten #në #spitale #mjekët #Shmangni #daljen #në #orët #pikut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button