Aktualitet

Kurti: Mos të heroizohet Faton Hajrizi, patriot në Kosovë është Afrim Bunjaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit, shtetasi kosovar i cili dyshohet se u vra në Serbi të premten e 19 korrikut.

Kurti ka bërë thirrje për hetim vendor e ndërkombëtar për këtë rast, që nga ikja e Hajrizit drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit e po ashtu heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë. E përsëris thirrjen te organet përgjegjëse për zbardhjen e këtyre rasteve”, ka deklaruar Kurti.



#Kurti #Mos #të #heroizohet #Faton #Hajrizi #patriot #në #Kosovë #është #Afrim #Bunjaku
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button