Sport

Ballkani ndalet në barazim nga kampionët e Maltës, Emërllahu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë –

Ballkani nuk ka mundur ta shfrytëzojë faktorin fushë mbrëmjen e sotme. Kampionët e Kosovës janë ndalur në një barazim 0-0 nga Hamrun Spartans. Skuadra e Ilir Dajës kishte shansin e artë të kalonte në epërsi në minutën e 20 të takimit.

Ballkani fitoi të drejtën e një 11 metërshi, por ishte sërish Emërllahu ai që, për të dytën herë në këto ndeshje në garat europiane, gaboi në gjuajtjen e penalltisë. Loja u dominua nga ekipi nga Theranda, megjithëse në fund mungoi goli. Skuadrat do të ballafaqohen sërish një javë më vonë, kur do të përcaktohet se cili do të kalojë në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#Ballkani #ndalet #në #barazim #nga #kampionët #Maltës #Emërllahu #gaboi #nga #pika #bardhë #penalltisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button