Aktualitet

“Dështimi më i madh operacional i agjencisë në dekada”/ Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen. Kjo vjen pas shqyrtimit të gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e fundit të ish-presidentit Donald Trump.

CNN raporton se Cheatle mori vendimin, pasi ishte nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar.

Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

“Më 13 korrik ne dështuam”, tha ajo teksa mori përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.

Trump u plagos në vesh pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.

#Dështimi #më #madh #operacional #agjencisë #në #dekada #Atentati #ndaj #Trump #jep #dorëheqjen #drejtoresha #Shërbimit #Sekret
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button