Rreth 100 qytetarë paraqiten çdo ditë në Urgjencën e Lezhës, mjeku: Shumica janë fëmijë

Më shumë se 100 raste paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Lezhës, persona që kërkojnë të marrin ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, në këtë periudhë rastet janë dyfishuar krahasuar me pak javë më parë.
Në këtë situatë ndikojnë shtimi i virozave të stinës por edhe fluksi i turistëve në këtë sezon veror. Nuk mungojnë as rastet me lëndime të ndryshme kryesisht në ngjarje rrugore, që fatmirësisht nuk kanë qenë të rënda
Almir Keli, mjek: Gjatë këtij sezoni kemi një gjendjeve febrile, që vjen si pasojë e virozave stinore e entrovirozave, pastaj kemi edhe rritje të aksidenteve për arsye të fluksit të lëvizjes së frekuentimit të turistëve.
Për vizitorët në zonat bregdetare ndihma e parë jepet edhe në qendrat shëndetësore verore që janë të ngritura përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Për sa u përket virozave mjekët apelojnë që të bëjnë kujdes fëmijët dhe moshat e treta që janë edhe më të rrezikuara për shkak të temperaturave tepër të larta.
#Rreth #qytetarë #paraqiten #çdo #ditë #në #Urgjencën #Lezhës #mjeku #Shumica #janë #fëmijë
Java News