Aktualitet
Kurti reagon për vrasjen e Faton Hajrizit: Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për rastin e Faton Hajrizit, i cili raportohet se është vrarë në Loznicë nga policia serbe të premten e kaluar. Kurti tha se me këtë çështje po merren Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme.
“Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit, besoni që kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti pas përurimit të renovimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, njofton Klankosova.tv
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar dje se shenjat e gishtërinjve të dërguara i përkasin Faton Hajrizit. Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, ku kishte qëndruar disa muaj.
/a.r
#Kurti #reagon #për #vrasjen #Faton #Hajrizit #Nuk #kam #nevojë #të #bëj #edhe #punën #ministrit
Java News