Aktualitet

Bashkia e Tiranës: Abone falas për studentët edhe në vitin e ri akademik

Të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi të martën propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Prej dy vitesh studentët udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë. Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

/a.r

#Bashkia #Tiranës #Abone #falas #për #studentët #edhe #në #vitin #akademik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button