Aktualitet

Serwer: Harris-it mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka theksuar se ardhja e mundshme e Kamala Harrisit në krye të SHBA-së do të ketë ndikim të madh edhe në politikën në Ballkan.

Sipas Serwer, Harris është e ashpër ndaj Kinës, ngjashëm si Joe Biden dhe Donald Trump, dhe se “Kosova asaj mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina”.

Ai ka theksuar se Harris duhet ta mbrojë Kosovën nga pretendimet territoriale dhe sipas tij, nuk do të jetë përkrahëse e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas.

“Kjo do të thotë se ajo duhet të ushqehet dhe të mbrohet nga pretendime territoriale nga një ish-sovran. Ajo s’ka gjasa të jetë simpatike ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë të këqija”, ka shkruar Serwer në blogun e tij në internet.

Serwer gjithashtu ka kritikuar qasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq drejt aleancave me Kinën, Rusinë dhe vende autokratike.

Për luftën në Ukrainë, ai ka deklaruar se Harris do ta mbështesë fitoren e Kievit dhe humbjen e Moskës, dhe nuk do të tolerojë ndarjen etnike.



#Serwer #Harrisit #mund #duket #Kosova #Tajvani #Ukraina
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button