Flamur Golemi: Çmimet në Gjirokastër janë stabilizuar

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi dha një pasqyrim të situatës turistike në qytetin antik. Golemi thekson se pazari i qytetit mbetet zemra e turizmit.
“Gjirokastra ka dhe pjesën tjetër. Është pjesa e 18 shtatorit, që vështirë të gjesh shtëpi për qira. Edhe ata që banojnë në Greqi i kanë kthyer shtëpitë në struktura air bnb. Edhe tani tek pazari ishte plot. Janë turistë të rinj. Të cilët nuk paguajnë, 80 apo 90 euro dhoma. Dhe akomodohen tek pjesa e re e qytetit me çmim më të lirë. Dhe frekuentojnë konsumojnë diku tjetër. Korriku ka rritje të shifrave. Zemra e turizmit në Gjirokastër është pazari. Dhe kemi diskutuar për të pasur kujdes tek çmimet. Dhe tani flasim për çmime të stabilizuara në Gjirokastër.”
#Flamur #Golemi #Çmimet #në #Gjirokastër #janë #stabilizuar
Java News