Aktualitet

“Pse nuk flisni më për kompaninë “Qefalia”? Keni marrë gjobën?””, Këlliçi në vështirësi, “shpërthen” ndaj mediave: Mbroni regjimin

Belind Këlliçi doli sot për një deklaratë para medias, por duket se është zënë ngushtë nga pyetja që i ka drejtuar gazetari i kronikës i MCN Tv, Arsen Rusta, i cili i kujtoi Këlliçit një denoncim që ky kishte bërë në 18 maj për kompaninë e vëllezërve Qefalia dhe për të cilën nuk kishte folur më.

Gazetari Rusta e pyeti Këlliçin se a ishte e vërtetë që arsyeja pse nuk e përmendte më këtë denoncim është se kishte vjelë gjobën. “Në 18 maj keni bërë një denoncim nga selia për kompaninë e vëllezërve Qefalia. Pse nuk e përmendni më, pasi nga ana tjetër ka edhe “gojëdhëna” apo pretendime se gjithçka e bëni për gjobë?”, ishte pyetja që duket se e kapi ngushtë Këlliçin.

Këlliçi nuk iu përgjigj pyetjes, por kaloi në sulm ndaj gazetarëve, duke i akuzuar ata si të lidhur me inceneratorët dhe se i shërbejnë regjimit. Nuk dihet nëse humbjen e qetësisë Këlliçit ia shkaktoi pyetja e gazetarit, apo fakti se duhet të sqaronte para dyerve të SPAK pse një çështje që e kishte denoncuar një herë më parë, nuk e zinte më në gojë prej më shumë se 2 muajsh.

Historia e vënies së gjobave nga opozita ndaj bizneseve në Tiranë përmes deklaratave publike për gjoja përfshirje në afera, është pak më e vjetër se kjo e Këlliçit. Në fakt, ish kryetari i PD, Lulzim Basha dhe eksponentë të tjerë të PD janë akuzuar se kanë përdorur këtë taktikë për të vjelë gjoba nga biznese të ndryshme.

Një pyetje që lind pas kësaj është: A po përdor të njëjtën strategji si ish shefi i tij në PD dhe në Bashkinë e Tiranës edhe Belind Këlliçi?

#Pse #nuk #flisni #më #për #kompaninë #Qefalia #Keni #marrë #gjobën #Këlliçi #në #vështirësi #shpërthen #ndaj #mediave #Mbroni #regjimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button