Life Style

Shkencëtarët në Britani Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë jetën për 25%?!

Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25 për qind, shkruan The Independant.

Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit.

Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë.

Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë.

Për shkak që dukeshin të rinj, minjtë që jetuan me gjatë u quajtën “gjyshërit supermodelë”. Pergatiti BW

#Shkencëtarët #në #Britani #Zbulohet #ilaçi #që #mund #të #zgjasë #jetën #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button