Aktualitet

Mbi 50% më shumë turistë kulturorë në 6 muaj Ja cili është siti më i vizituar!

“Një udhëtim quhet i paplotësuar nëse nuk zbulon kulturën e vendit që ke përzgjedhur për të vizituar. Kështu ndodh edhe me turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Në 6-mujorin e parë janë regjistruar 499 mijë vizitorë në muze, site dhe parqet tona arkeologjike”, raporton gazetarja Anisa Krraba.

Më e vizituara këtë vit është kalaja e Gjirokastrës me mbi 80 mijë vizitorë. E ndjekur nga muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë që ka patur me mbi 74 mijë vizitorë dhe parku arkeologjik i Shkodrës me mbi 69 mijë. Turistët kanë treguar përshtypjet e tyre.

“Më ka pëlqyer shumë Shkodra me muzetë e saj, kulturën, natyrën e veçantë dhe ushqimin.”

“Durrësi ishte i bukur, por edhe Tirana më pëlqen me arkitekturën e veçantë. Mësova shumë mbi historinë e diktaturës.”

Ndryshe nga vitet e shkuara që kryesonte, Parku Kombëtar i Butrintit, për këtë 6 mujor renditet i katërti për numrin e vizitorëve. Megjithatë, fluksin ky sit po e përjeton në verë, pasi për Qershorin ka kapërcyer të gjithë sitet për nga numrat përvveç kalasë së Gjirokastrës.

Rrjedhimisht edhe të ardhurat janë rritur krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023, me 55%, duke arkëtuar mbi 152 mln Lekë. TemA

#Mbi #më #shumë #turistë #kulturorë #në #muaj #cili #është #siti #më #vizituar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button