Çfarë pritje! Tifozët e Sivassporit ndezin fishekzjarre dhe brohorasin për Manajn

Akoma pa përfunduar Europiani nisën spekulimet se Rey Manaj do të lë Sivassporin.
Ekipi turk përgjatë kësaj merkatoje ka pranuar disa oferta për yllin e kombëtares shqiptare.
Megjithatë, me dritarën e transferit që është e hapur deri në fund të gushtit, Rey Manaj i ka marrë gjërat me qetësi.
Ai është paraqitur në stërvitjet parasezonale të grupit, ku nga fansat është pritur me këngë, fishekzjarre e shumë brohoritje.
Mbetet të shihet nëse dashuria që po pranon nga tifozët dhe vlerësimi nga klubi, do e bëjnë Reyn të vazhdojë me Sivassporin edhe këtë sezon.
Rey Manaj Sivas’ta pic.twitter.com/cl8hknd5zb
— Sivasspor Der (@sivassporderr) July 21, 2024
#Çfarë #pritje #Tifozët #Sivassporit #ndezin #fishekzjarre #dhe #brohorasin #për #Manajn
gazetablic.com