Aktualitet

Vau i Dejës/Përplaset me shkëmbin duke lundruar me Jet Ski, lëndohet 54-vjeçari së bashku me dy vajzat e mitura

Një 54-vjeçar dhe dy vajzat e tij të mitura kanë mbetur të lënduar, pasi duke lundruar me Jet Ski janë përplasur me një shkëmb.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek. Sipas policisë, 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

#Vau #DejësPërplaset #shkëmbin #duke #lundruar #Jet #Ski #lëndohet #54vjeçari #së #bashku #vajzat #mitura
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button