Aktualitet

Tentoi të vrasë një familjaren e tij me thikë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar më Fier është vënë në pranga pasi tentoi që t’i merrte jetën një familjares së tij.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në Zhupan të Fierit ku A. N., 33 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë F. N., 59 vjeçe.

33-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sa i përket të plagosurës, 59-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një thikë.

/a.r

#Tentoi #të #vrasë #një #familjaren #tij #thikë #arrestohet #33vjeçari #në #Fier
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button