Derbi i kosovarëve në Rumani, Rrahmani e Korenica shkëmbejnë fanellat

Katër futbollistët kosovarë, Albion Rrahmani e Florent Hasani, pjesë Rapid Bukureshtit dhe Meriton Korenica e Armend Thaqi te CFR Cluj, u takuan mbrëm në javën e dytë të superligës së Rumanisë.
Derbi i kosovarëve, përfundoi me barazim 2-2, ku Rrahmani e Hasani shënuan gol, Korenica po ashtu pati ndeshje të mirë derisa Thaqi u aktivizua në fund, shkruan IndeksOnline.
Dy ish-futbollistët e Ballkanit, Albion Rrahmani e Meriton Korenica, në fund të takimit shkëmbyen fanellat, duke treguar respekt mes njëri-tjetrit, pavarësisht së gjatë minutave të kaluara në fushën e blertë ishin kundërshtarë.
Ata ishin dy nga futbollistët kryesor të Ballkanit në vitet e fundit, duke u shpallur edhe Kampion të Kosovës dhe kanë luajtur edhe në grupet e Conference League.
#Derbi #kosovarëve #në #Rumani #Rrahmani #Korenica #shkëmbejnë #fanellat
gazetablic.com