Aktualitet

Paralajmërimet për sulme ndikojnë në ekonomi/ Kadrijaj: Mund të ketë ngritje të çmimeve, investitorët ikin nëse shohin panik

Kohët e fundit, kanë qenë të pranishme alarmet në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë.

E, këto paralajmërime për sulme nga Serbia ndërlidhen dhe me ekonominë dhe investimet që mund të vijnë në Kosovë nga jashtë.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, ku thotë se paralajmërimet nga akterët shtetërorë nuk i bëjnë mirë as ekonomisë së vendit.

“Në fakt, paralajmërimet nga akterët kryesorë të shtetit të Kosovës vlerësoj që në asnjë rrethanë nuk i kanë bërë mirë as shtetit, as sigurisë e as ekonomisë së vendit. Në këtë rast sidomos në pjesën e ekonomisë vlerësoj që kjo do ta dëmtojë shportën e konsumatorit, njëherësh do të nxitë spekulantët ekonomikë të cilët në momentin që shohin një panik, ata dinë t’i ngritin çmimet jashtëzakonisht dhe të krijojnë situata që gjoja se ka rritje të çmimit në import dhe në fakt dëmtohet qytetari i Kosovës. Vlerësoj që institucionet më mirë do të ishte që me këto paralajmërime të merren organet e sigurisë dhe ata të vlerësojnë, por edhe nëse ka rrezik duhet së pari të ngritët vigjilenca e shtetit, të sensibilizohet opinioni përmes përgatitjes logjistike të ngjashme, e jo vetëm të japin deklarata”, deklaroi ai.

Tutje, njohësi i ekonomisë thotë se qëllimi i këtyre deklaratave sipas tij është vetëm politik dhe në saje të fushatës zgjedhore.

“Nuk e di në fakt cili ka qenë qëllimi i këtyre deklaratave, por unë vlersoj që poenta e krejt këtyre deklaratave nga ana e akterëve kanë pasur vetëm qëllim populizmi, qëllim vetëm thjesht të fushatës sepse kjo qeveri mendoj që më së largu mund të shkohet në zgjedhje vitin e ardhshëm, kështu që tentohet të bëjnë disa situata që gjoja qytetari vihet në rrezik, por ne po tentojmë të krijojmë sigurinë, por kjo dëmton seriozitetin e shtetit por njëherësh akëterët tanë kanë treguar që nuk kanë sjellje të pushtetarëve seriozë, tha Kadriaj për Gazeta Blic.

Për në fund, njohësi i ekonomisë thotë se këto paralajmërime mund të çojnë në një lloj zhurme tek lëvizshmëria e niveleve të çmimeve.

“Pra, në këtë drejtim dëmtohet edhe imazhi i Kosovës nga ana politike demokratike, por edhe nga ana ekonomike sepse së pari bizneset mund të kenë një lloj zhurme tek niveli i çmimeve, që mund të ndryshojnë në çmime shumë enorme siç ka qenë edhe rasti i pandemisë, një situatë e ngjashme që ka dëmtuar edhe biznes bërjen por njëherësh edhe konsumatorin e Kosovës”, përfundoi njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj.//



#Paralajmërimet #për #sulme #ndikojnë #në #ekonomi #Kadrijaj #Mund #të #ketë #ngritje #të #çmimeve #investitorët #ikin #nëse #shohin #panik
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button